Katër ditë pasi anëtarja Toska paraqiti dorëheqjen nga detyra për arsye personale, Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares në fjalë.
Pas vlerësimit të dorëheqjes së gjyqtares Toska nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetuese, kolegët e saj vendosën të deklaronin mbarimin e afatit të mandatit të saj.
Me të njëjtin vendim që hyn menjëherë në fuqi, Kushtetuesja vendosi të njoftojë Kuvendin e Republikës si organ emërtese si edhe Presidentin e Shqipërisë.
Ju kujtojmë se Elsa Toska u zgjodh si anëtare e Kushtetueses më 12 shkurt 2018 për një vakancë të shpallur nga Kuvendi, ndërsa betimin e bëri më 14 nëntor 2019.


