Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ekstradohet drejt Gjermanisë “Peshkaqeni” shqiptar i trafikimit të dr*gës (EMRI)

    November 7, 2024
    Ekstradohet drejt Gjermanisë “Peshkaqeni” i trafikimit të dr*gës (EMRI)

    Princ Dobroshi, i njohur si “Peshkaqeni”, ditën e sotme është ekstraduar drejt Gjermanisë, ku dhe do të dalë para Gjykatës së Hamburgut për veprën penale të trafikut të drogës.

    Ju kujtojmë se në muajin tetor atij iu refuzua rekursi nga Gjykata e Lartë. Ky rekurs kundërshtoi vendimin e apelit për ekstradimin e tij në Gjermani.

    Më 9 prill, Apeli caktoi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë ku për këtë çështje i dërgoi edhe vendim Ministrisë së Drejtësisë për ta zbatuar.

    Pavarësisht rekursit, pritet që “Peshkaqeni” të ekstradohet në Gjermani ku dhe do të njihet me dënimin e tij. Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Ceki njihet si bosi i mafia shqiptare të drogës.

    Kush është Princ Dobroshi?

    Në vitin 1988, kur ishte vetëm 24 vjeç u largua nga Kosova drejt Gjermanisë, ku nisi të merrej me biznesin e lojërave të fatit. Me pas, ai u shpërngul në Norvegji kur e zgjeroi aktivitetin e kazinove. Por, jeta e tij mori kthesë kur në vitin 1993 u arrestua nga policia norvegjeze dhe u akuzua për trafik droge. Në vitin 1994, autoritetet norvegjeze e dënuan me 14 vite burgim, por tre vite më vonë, në vitin 1997, u arratis nga burgu pasi korruptoi gardianët. Kjo ishte dhe ngjarja që bëri që shqiptari nga Kosova të pushtonte mediat norvegjeze që i vunë dhe nofkën “Peshkaqeni” i heroinës. Në vitin 1999, Dobroshi u arrestua nga autoritetet policore çeke në Pragë, në kuadër të operacionit “Kafaz”, duke e rikthyer në qeli, ku qëndroi deri në vitin 2005.

    Pasi kreu dënimin, Princ Dobroshi u përcoll nga autoritetet norvegjeze nën masa të rrepta sigurie për në Kosovë, ku iu rikthye biznesit të lojërave të fatit. Ai vazhdimisht mohonte të kishte të bënte me trafikun e drogës. Madje, në një rrëfim për mediat në Kosovë, ka rrëfyer se heroinën në makinë ia kishin vendosur për ta futur në kurth.

    ekstradimi drejt Gjermanise Peshkaqeni Princ Dobroshi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    April 23, 2026

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.