Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se cfarë makine luksoze përdorin agjentët e SHISH, të jeni të sigurt se asnjë lloj prej tyre.
Mjafton një kërkim i thjeshtë dhe vihet re flota e automjeteve që përdorin punonjësit e Shërbimit Informativ shqiptar të cilat hyjnë tek automjetet e lira.
Nga një hulumtim në prokurimet e këtij institucioni, mësohen mjaft lehtë edhe automjetet që përdorin agjentët e saj, madje ku jepet marka e automjetit dhe numri i shasisë, që çon rrjedhimisht shumë lehtë në gjentjen edhe të targës së tij, shkruan radar.al
Ndërkaq, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon që të publikojë të dhëna sensitive sikurse janë automjetet duke vendosur në rrezik jo vetëm jetën e agjentëve të saj, por edhe operacionet që mund të bëhen për nevojat e Shqipërisë apo të një vendi aleat tonin.
Disa tipe makinash të përdorura nga agjentët e SHISH:
Volswagen Transporter, 2.5 naftë, viti i prodhimit 2004. Nr. i identifikimit WV1ZZZ7HZ5H002499
Ford Fiesta 1.0 i, benzinë, viti 2018. Nr. i identifikimit WFOJXXGAHJJL68407
Skoda Rapid 1.0 i, benzinë, viti 2018. Nr. i identifikimit TMBEP4NH2J4547952
Skoda Karoq 1.6 TDI, naftë, viti 2019. Nr. i identifikimit TMBJG4NU8K2047772
Kia Sportage 2.0 TD, naftë, viti 2017. Nr. i identifikimit U5YPH813DHL417725