Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Egli vd*q nga një grusht?/ ILD kërkon dosjen e plotë hetimore

    August 14, 2024
    Egli vd*q nga një grusht?/ ILD kërkon dosjen e plotë hetimore

    Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka nisur verifikimet në adresë të gjyqtares dhe prokurorisë së Korçës, që hetuan Denis Meçen, i dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës.

    Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

    TCH disponon vendimin ku gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores, për të lënë nën “arrest me burg” Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që ka referuar Policia e Shtetit.

    Në argumentin e saj prokurorja për të cilën Inspektoriati ka kërkuar të dhëna i ka vendosur në dispozicion gjykatës një përgjim ambiental midis dy personave të tjerë të arrestuar për mos kallëzim krimi.

    Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

    Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore  dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia, duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.

    Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.

    Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit, ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale./ Top Channel

    dosja e plote ILD vrasja e Egli Proges
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Studimi: Qelizat nga dhëmbët mund të ndihmojnë zemrën dhe trurin

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.