Ndonëse pas daljes së saj nga “BBVA4” Instagrami i Egli Takos pësoi një rritje të papritur followersash, rikthimi i saj në spektaklin në fjalë i dha një tjetër rrjedhë ecurisë së suksesit në rrjjet.
Së fundmi është vënë re se afro 20,000 ndjekës janë zhdukur nga Instagrami i Egli Takos brenda 24 orëve. Për rrjedhojë familjarët e saj kanë reaguar publikisht përmes një mesazhi në Instagram, duke theksuar se për ata mbështethja nuk matet me shifra.
Përgjatë deklaratës së tyre ata sqaruan se Egli nuk e ka marrë këtë vendim për vëmendje apo për të kënaqur publikun, por si një zgjedhje personale.
“A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër,” thuhet në mesazhin e familjarëve, të cilët shprehin besim të pakëlundur ndaj banores.



