VLORË– Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sa i përket ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Vlorë ku një kamarier u dhunua prej efektivit të policisë.
Shefi i qeverisë kërkon që polici jo vetëm të pezullohet, por të përjashtohet pa të drejtë kthimi në radhët e policisë, dhe të përballet me drejtësinë.
Konflikti ndodhi pasi kamarieri raportohet se çoi gabimisht një shishe uji më tepër në tavolinën e policit./Radar.al


