Paraditen e 19 shtatorit Kuvendi hapi dyert për ceremoninë e homazheve në nder të Gerti Bogdanit, ku për më shumë se dy orë mijëra persona morë pjesë dhe u bënë bashkë për ta kujtuar dhe nderuar atë.
Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur pranë varrezave ku do prehet trupi i tij, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët dhe tha fjalë rrëqethëse.
“Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo e mbytur në lot!


