Site icon Informohu siç duhet

E vrau me armë dhe e hodhi në pus, djali i zhvati paratë babait prej kohësh. Kur Enver Balla e kuptoi…

Zbardhet motivi i vrasjes së Enver Ballës 62 vjeçari nga Shënavlashi i Durrësit. Djali i tij, që tashmë e ka pranuar krimin në polici, Esmerald Balla, e ka vrarë të atin pas debateve për paratë.

Viktima raportohet se ka pasur rreth 75 milionë lekë të vjetra të mbyllura në një kasafortë që e kishte lënë tek dhoma e të birit, ndërsa çelësin e mbante me vete.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël në një vend që nuk dukej dhe për një kohë të gjatë merrte para.

Ne momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.

Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit babë e bir kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, më pas e ka hedhur trupin në pus dhe ka shkuar në polici për ta raportuar të zhdukur.

Exit mobile version