Pas 2 vitesh në betejë me sëmundjen e rëndë, fatkeqësisht mësohet se Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta.
Lajmin e trishtë e ka bërë public në rrjete sociale një mik i tij Agim Muco, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.”
Kujtojmë se Harasani, u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.
Por pavarësisht largimit të tij nga PS, ai vijoi të ishte aktiv në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së.



