Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi ku një modele e njohur u nda nga jeta në mënyrë tragjike.
Bëhet fjalë për “Miss Evropën”, Guler Erdogan e cila vdiq tragjikisht pasi tentoi t’i largohej policisë.
Modelja mësohet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun.
Pasi doli negativisht në përgjigjen e testit të alkoolit, ajo tentoi të arratisej nga policia.
Papritmas ra nga ura dhe pastaj u përplas nga një automjet.
Për shkak të plagëve të marra, fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në vendngjarje.
Vdekja e saj u konfirmua nga familjarët të cilët zhduken dhe llogaritë e modeles në rrjetet sociale.
Nga hetimet e bëra deri më tani konkludoi se Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.


