Mediat franceze kanë publikuar lajmin se 37-vjeçari Sabit Haxhiaj, i cili ka qenë duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit francez, u gjet i pajetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 1 shkurt në Strasburg të Francës.
Mëngjesin e 1 shkurtit, policia franceze ka gjetur trupin e pajetë të shtetasit nga Kosova.
Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg.
Haxhiaj kishte një mik dhe kalonte natën me të. Pikërisht miku e gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Burri nga Kosova kishte bërë një kërkesë urgjente më 24 janar për strehim, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk ka marrë një përgjigje./Rue89Strasbourg/


