Astrit Zaçe, shoferi historik i ish-kryeministrit Fatos Nano, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lidhur me ndarjen nga jeta të Zaçes ka reaguar në rrjete sociale edhe miku i tij, Viktor Agolli, i cili ka qenë shoqërues i Nanos vite më parë.
Përmes rrjeteve sociale, Viktor Agolli kujton kohën kur së bashku me Astrit Zaçen, nga viti 1993 e deri në vitin 2005, punuan së bashku krah Fatos Nanos, njëri shofer e tjetri shoqërues.
Viktor Agolli shkruan se Astrit Zaçe ishte djalë trim, shok dhe mik i rrallë ndërsa në fund të postimit u shpreh ngushëllimet familjes së Astrit Zaçes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.


