Një 95-vjeçar ka qëlluar të bijën e tij e cila insistonte që i moshuari duhet të shkonte në azile.
Por në vend të aziles, ai tani provoi burgun në moshë shumë të madhe. Burri është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste të bijën me një pistoletë të Luftës së Dytë Botërore gjatë debatit për azilin e pleqve.
Wilhelm S, akuzohet se qëlloi të bijën disa herë me armë në shtëpinë e tyre në Bork, në perëndim të Gjermanisë. Vajza e tij 63 vjeçare i mbijetoi incindetit ndërsa i ati është akuzuar për tentativë vrasjeje.
Wilhelm kishte pësuar një rrëzim në verë dhe kjo e kishte lënë me paaftësi për të lëvizuar, shkruan rrjeti vendas Bild prandaj e bija sugjeronte që ai të vendosej në një shtëpi kujdesi.
I moshuari nuk kishte shikim të mirë dhe besohet se e kishte qëlluar të bijën teksa ajo po largohej kur e pa qe nxori armën.
“Qëllova vetëm me veshë, e kisha mësuar në luftë,” tha burri në polici, duke nënkuptuar drejtimin e hamendjes pa ditur saktë ku është objektivi, .
Një fqinj dëshmonte: “Ai nuk ka lënduar ndonjëherë njeri, sillet shumë mirë. E bija nuk vjen më, e shoqërojmë ne me makinë nganjëherë për të berë pazarin”.
Gjykata e Dortmund nuk ka dhënë ende verdiktin final për çështjen, shkruan Daily Mail.


