Një ngjarje shokuese ka prekur studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Ishte historia e një gruaje të dhunuar me dy martesa të dështuara.
Eriselda Bako ishte një 14 vjecare asokohe kur familja e martoi pa dëshirën e saj ndërsa edhe i ndërprenë shkollën. Në jetë erdhi një vajzë por kryefamiljari shpesh ushtronte dhunë mbi Eriseldën për shkak se ishte përdorures alkooli.
Pas 5 vitesh martesë, Eriselda zbuloi tradhëtinë e të shoqit, pasi e dashura e tij u paraqit në shtëpinë e tyre. Në këtë moment ajo vendosi të ndahej fizikisht dhe të largohej te shtëpia e prindërve të saj duke i dhënë fund kështu martesës.Për shkak të kushteve ekonomike vajzën e la me të atin, por komunikimin me të e ka të rregullta. Pas pak kohësh nëpërmjet rrjeteve sociale ende pa bërë proceset e divorcit u njoh me një tjetër djalë dhe mori vendimin të largohej nga shtëpia për të nisur bashkëjetesën me atë.
Por sërish fati i martesës së parë do ta ndiqte edhe në të dytën.
Edhe partneri tjetër njësoj si i pari, ishte i alkoolizuar dhe ushtronte dhunë ndaj saj. Eriselda mbeti shtatëzënë por familja e djalit mohonte atësinë dhe kështu lindën konfliktet mes tyre.
Në momentin që Eriselda solli në jetë djalin, të dy u braktisën në ambientet e spitalit. Sot ajo jeton te prindërit e saj dhe kërkon të regjistrojë djalin e saj pasi ndonëse ka kaluar një vit që nga lindja, ai rezulton i paregjistruar.
Dëshira e saj është të bashkojë dy fëmijët.


