Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    E thotë shkenca: Njeriu duhet të konsumojë aq racione bukë sa është e nevojshme për trupin e tyre referuar moshës

    October 15, 2024
    E thotë shkenca: Njeriu duhet të konsumojë aq racione bukë sa është e nevojshme për trupin e tyre referuar moshës

    Të dhënat e Eurostat na zbulojnë  se shpenzimet e shqiptarëve për bukë dhe drithëra janë shumë të larta në raport me të ardhurat e tyre.

    Referuar të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Evropës.

    Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, aq më tepër kur në çdo vakt na vjen natyrshëm të themi ‘le të hamë bukë.”

    Por siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar.”

    Ndaj kur vjen fjala tek konsumi i bukës, edhe ai duhet të ketë një kufi.

    Racioni i nevojshëm ditor i drithërave, sa feta bukë janë të nevojshme?

    Një fetë bukë normale konsiderohet si një racion, por jo çdo fetë është e njëjtë me tjetrën, ndaj kujdesuni që buka të jetë me drithëra të plota. Po ashtu, racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik.

    Racioni i drithërave përmban bukën dhe çdo drith tjetër që konsumoni. Ekspertët thonë se gratë nga 19 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë.

    Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione drithi në ditë. Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 8 racione drithi në ditë, ndërsa ata nga 31 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 7 racione.

    Burrat mbi të pesëdhjetat duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për më pak racione drithi në ditë.

    Drithërat e plota

    Sipas të dhënave, drithërat e plota, pra jo të përpunuara, janë më të pasura në ushqyes. Ekspertët këshillojnë se gjysma e bukës që konsumoni çdo ditë duhet të jetë e përgatitur me drithëra të plota.

    Ushqyesit që ofron buka

    Në varësi të drithit të përdorur, buka ofron vitamina të grupit B, minerale dhe fibër. Vitaminat B rregullojnë metabolizmin dhe ndihmojnë sistemin nervor.
    Fibra është e nevojshme për tretjen, ndërkohë që mineralet janë të domosdoshme për sistemin imunitar dhe nivelet e oksigjenit në gjak./AW

     

    Eurostat racione buke referuar moshes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    July 21, 2026

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    July 21, 2026

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.