Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    E tërhoqën zvarrë/ Në COP29, jo të gjitha tubimet janë të barabarta, aktivisti: Protestat e paautorizuara

    November 22, 2024
    “Protestat e paautorizuara”/ Në COP29, jo të gjitha tubimet janë të barabarta
    Mammadli duke u larguar nga ambientet e konferencës nga pjesëtarët e sigurimit.

    BAKU– E shoqëruar me një melodi frymëzuese, një video e publikuar në llogarinë zyrtare në X për COP29, Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Baku, shfaqi protestues me mesazhin “COP29 Azerbajxhan është një COP vërtet përfshirës ku dëgjohen të gjitha zërat”. Komentet në këtë postim janë ndalur.

    Dy ditë para se të publikohej kjo video, aktivisti për të drejtat e kafshëve, Kamran Mammadli, e kuptoi se disa protesta ishin më të mirëpritura se të tjerat në COP29.

    Mammadli hyri në “zonën jeshile” të COP29 më 15 nëntor, dhe më pas nxori një pankartë nga çanta e tij duke kundërshtuar praktikën famëkeqe të Azerbajxhanit të vrasjes së qenve endacakë.

    “Arrita të protestoja për dy minuta”, tha Mammadli për Radion Evropa e Lirë. “Pjesëtarët e sigurimit nuk dinin se çfarë të bënin”.

    Pasi pjesëtarët e sigurimit pranuan përmes radiolidhjeve urdhra për të vepruar, Mammadli u ndalua.

    “Pasi u ndalova mund të dëgjoja zëra që vinin nga radiolidhjet e sigurimit që ishin mbi kokën time. Ata ishin në panik”, tha ai.

    Disidenti i njohur në shtetin autoritar, Mammadli tha se “një nga zërat po i qortonte rojet e sigurisë që nuk më përcollën sapo hyra në ambientet e COP29”.

    Ky aktivist u tërhoq zvarrë nëpër sallën e shtruar me tapet, pastaj ai tha se u mbyll në një kabinë tualeti për më shumë se një orë së bashku me një pjesëtar të sigurimit, derisa autoritetet vendosën se çfarë të bënin. Më pas ai u lirua, por vëzhguesit e të drejtave të njeriut kanë kërkuar që vëmendja të përqendrohet në atë se çfarë do t’i ndodhë atij më vonë.

    Trajtimi i dhunshëm i Mammadlit është në kontrast të madh me mënyrën se si grupe protestuesit të huaj janë trajtuar në COP29.

    Protesta të shumta, për çështje nga karburantet fosile e deri te lufta në Gazë, janë lejuar të mbahen brenda “zonës blu” të konferencës, e cila është nën juridiksionin e OKB-së e jo të autoriteteve lokale.

    Zhala Bayramova, e cila ka baba aktivistin Dr. Gubad Ibadoghlu, i cili aktualisht është i burgosur në Azerbajxhan, tha se protestat në COP29 po përdoren si një “mjet” nga Bakuja. Ajo u shpreh se këto protesta janë të verifikuara me kujdes për të parandaluar çdo kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Qeverisë azerbajxhanase, ndërkohë që lejojnë që gishtat të drejtohen ndaj shteteve të tjera.

    “Azerbajxhani po lejon [protestat] sepse ato nuk po e shënjestrojnë atë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë. Në disa raste, Bayramova tha se popujt indigjenë që kanë ankesa reale, po shfrytëzohen nga Bakuja. “Ata po e përdorin dhimbjen e tyre si një mjet. Kjo është shumë e dhimbshme”, shtoi ajo.

    Për protesta të tjera që kanë shënjestruar konferencën COP29 ka pasur akuza se janë organizuar nga vetë Qeveria e Azerbajxhanit. Kongresisti amerikan, Frank Pallone, (demokrat nga Nju Xhersi) u shty nga një turmë protestuesish dhe gazetarësh të mediave shtetërore, me të mbërritur në aeroportin e Bakusë. Ai u largua nga Azerbajxhani pak kohë pas kësaj ngjarjeje.

    Pallone është i njohur gjerësisht për qëndrimet e tij proarmene lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut dhe çështje të tjera. Që nga ngjarja e ndodhur në aeroport, Pallone e ka akuzuar Bakun për “organizim të protestave të dhunshme për të më parandaluar mua, [senatorin nga Masaçusets Ed Markey] dhe të tjerë që të marrim pjesë në COP29”.

    Në konferencat të OKB-së për ndryshimet klimatike ka rregulla të ashpra për pjesëmarrësit dhe në to ndalohen “protestat e paautorizuara”. Regjistrimi për pjesëmarrje në këtë ngjarje u kërkon njerëzve që të jenë të lidhur me organizata dhe OKB-ja ka një pjesë ku përmendet “përgjegjësia” për ata që konsiderohen si shkelës të kodit të sjellës së COP-it. Pasojat potenciale të shkeljes së këtij kodi përfshijnë dërgimin e raporteve nga OKB-ja te punëdhënësit ose organizatat “për veprime të mëtejshme të përshtatshme”.

    Sipas Bayramovas, qytetarët e Azerbajxhanit nuk janë lejuar të protestojnë në konferencën në Baku, dhe madje organizata si Amnesty International kanë pasur vështirësi që të marrin leje për protesta. “Amnesty duhej të protestonte sot [19 nëntor] për gjendjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në Azerbajxhan, dhe ata po kanë vështirësi për të marrë dritën jeshile për këtë”.

    Për protestuesin Kamran Mammadli, protesta e tij e vetme arriti të tërheqë vëmendjen, si për mirëqenien e kafshëve, ashtu edhe për atë që aktivistët thonë se është një hapje e konferencës. “Dhuna e përdorur kundër protestës time tregon se pretendimi që COP29 po mbahet në një mënyrë përfshirëse është i rremë”, tha ai./REL

    COP29 Konferenca e OKB për Ndryshimet Klimatike në Baku protestat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.