Site icon Informohu siç duhet

E rëndë/ U aksidentua dhe mbeti i bllokuar brenda autobotit, ndërron jetë shoferi (emri)

Një lajm i rëndë vjen nga Policia lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Berat.

Burimet thanë se një autobot i mbushur me karburant u përplas me një mjet bujqësor.

Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.

Aksident i shumëfishtë në aksin Lushnje-Berat, bllokohet brenda mjetit një person. Policia nis hetimet

Exit mobile version