Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Sudanin e Jugut ku 18 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan me 21 persona u rrëzua.
Mediat e huaja bëjnë me dije se avioni me 21 persona, përfshirë këtu dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua ndërsa po nisej nga Fusha e Naftës Unity e Sudanit Jugor.
Për rrjedhojë mbetën të vrarë 18 persona dhe duke lënë tre të tjerë në “gjendje kritike”, raportoi Radio Miraya, duke shtuar se piloti dhe ndihmëspiloti ishin mes viktimave.
Avioni ishte planifikuar të udhëtonte për në kryeqytetin Juba.


