Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kryeqytet ku 2 vëllezër të moshuar janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve mësohet se të moshuarit në fjalë janë goditur me grushte mes tyre e për rrjedhojë policia i ka vënë në pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte” njofton policia.


