Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Toskanës në Itali.
Bëhet me dije se një foshnjë 5 muajshe dhe gjyshja e saj janë zhdukur, si pasojë e përmbytjeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain, nënën dhe gjyshin e foshnjës, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga dy të zhdukurat.
Raportohet se familjarët ishin turistë dhe ndodheshin në Itali me pushime.
Ndërsa autoritetet njoftojnë se po vazhdojnë kërkimet intensive për të gjetur dy të zhdukurit.
Shirat e dendur goditën veriun e Italisë, ku në shumë zona janë shkaktuar përmbytje.
Provinca e Milanos është një nga zonat më të prekura, ku autoritete lajmëruan se lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje.
Në disa zona është ndaluar qarkullimi dhe është lëshuar urdhri i evakuimit. Bëhet me dije se 450 zjarrfikës janë angazhuar në zonën e Padovas për shkak të përmbytjeve masive dhe thirrjes për ndihmë nga njerëzit.



