Afro 9 persona humbën jetën së fundmi në SHBA, pas përmbytjeve të befasishme që “fundosën” pjesën juglindore të vendit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pjesa qmë e madhe e viktimave janë në shtetin e Kentakit.
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut mbuluan rrugët dhe shkaktuan përmbytje duke detyruar evakuimin e njerëzve të bllokuar.
Shumë nga vdekjet, mes tyre një nënë dhe fëmija i saj 7-vjeçar.
Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear i paralajmëroi banorët t’i qëndrojnë larg rrugëve për momentin.
Ai sqaroi se ende vazhdojnë operacionet e shpëtimit ndërsa është ndërprerë energjia elektrike për rreth 39,000 shtëpi, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik. Në pjesën juglindore të Kentakit, një 73-vjeçar u gjet i vdekur në ujërat që përmbytën qarkun Clay, njoftuan zyrtarët.
Temperatura e acarta të cilat zbritën deri në -30 gradë Celsius përfshijnë pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara pranë kufirit me Kanadanë.
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një tjetër valë moti të ashpër dimëror me shira të rrëmbyer.


