Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri me fqinjin e tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Garbagnate Milanese, gjatë natës së kaluar.
Sipas asaj që na zbulojnë dhe mediat italiane, shqiptari fillimisht debatoi me fqinjin e tij italian për arsye xhelozie.
Por akoma nuk është zbuluar se për çfarë kanosur xhelozia.
Fillimisht, shqiptari mësohet se nxorri armën dhe qëlloi italianin.
Më pas, italiani i është kundërpërgjigjur.
Fqinjtët e tjerë kanë lajmëruar autoritetet dhe me ardhjen e policisë, mbërriti dhe ambulanca. Italiani u dërgua në spital, ndërsa shqiptari fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje.


