Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet në rrugën “Ibrahim Hasmema” , ku një i moshuar mësohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Sipas burimeve policore dyshohet se shtetasi M. B., 71 vjeç, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e tjera.
Njoftimi i Policisë
Më datë 26.08.2024, rreth orës 17:00, në rrugën “Ibrahim Hasmema” ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi M. B., 71 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


