TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Kryeqytetin, ku një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
Bazuar në informacionet paraprake, i riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut të menjëhershëm për jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një aksident nga lartësia e pallatit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.
“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”-njofton policia./Radar.al


