ITALI-Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një ngjarje tragjike në Itali. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, 37 vjeç i cili u përplas nga treni në Milano.
Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.
Atyre iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina./Radar.al



