MALIQ– Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Pojan të Maliqit. Bazuar në informacionet paraprake bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku i riu ka vrarë veten me armë gjahu.
33-vjeçari vuante nga depresioni dhe ka ndërmarrë aktin e rëndë në oborrin e banesës së tij në fshat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Pojan, Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi M. H., 33 vjeç (dyshohet se vuante nga depresioni). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njoftoi policia./Radar.al


