Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:25, në banesën e tij, shtetasi A.J., 81 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë gjahu.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


