Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel, Krujë.
45-vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen duke tentuar të hante fiq në një pemë në lagjen e tij.
Mësohet se Alushi hipi në pemën e fiqve, por gjeti vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën.
Sipas burimeve, shkak i elektrizimit të pemës janë kabujt e firmave private të internetit, të cilat ndërhyjnë pa asnjë norme e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.


