Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti të dyshuar me njerkun e tij.
I riu u paraqit në urgjencën e spitalit me plagë në kokë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas burimeve paraprake, ai ndodhet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet e para dyshohet se plagosja ndodhi pas një konflikti në familje, gjatë të cilit njerku i 18-vjeçarit e goditi me mjet prerës.
Policia ka ndërhyrë menjëherë pas ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Niko Baka, 37 vjeç.
Grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar shkakun e konfliktit.


