Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e të dielës, 15 dhjetor në Greqi, ku si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para që raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur në Thrakomakedones, jashtë një lokali, në Athinë.
Mediat greke raportojnë se i plagosuri që ndodhet në gjendje të rëndë është një shtetas shqiptar. Ndërsa për viktimën nuk ka ende informacion. Dyshohet që edhe viktima të jetë shqiptar.
Mediat të tjera greke raportojnë për dy të plagosur dhe 1 të vrarë, të gjithë shqiptarë, teksa ngjarja konsiderohet ekzekutim mafioz. Megjithatë, detajet pritet të saktësohen në vijim.
Të paqarta janë edhe rrethanat e krimit, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar autorin/ët. Paraprakisht dyshohet se viktima dhe i plagosuri u qëlluan nga një motor në lëvizje.
Radar.al


