Dy ngjarje të rënda, të dyshuara si vetëvrasje, janë regjistruar në Fier gjatë orëve të fundit.
Sipas burimeve raportohet se rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
Po ashtu është gjetur i vetëvarur shtetasi I. T., 66 vjeç, në një kasolle në afërsi të banesës së tij.
Shkaqet e ngjarjeve mbeten të pazbuluara. Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjeve.
Njoftimi i Policisë
–Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
-Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç.
Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve.


