Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E rëndë/ Motra e 16-vjeçares: Zbulova letrat që Edisoni i niste motrës, ‘kur të mbushësh 18-vjeç do të të…’

    November 7, 2024

    Një vajzë që sot është 16 vjeçe, ka vendosur që pas 4 vitesh heshtje, të denoncojë mikun e familjes, shokun e babait për abuzimin që ka bërë me të që prej moshës 12 vjeçare.

    E ftonte tek magazina, aty kishte dhe kamera. Detaje nga rasti i rëndë i abuzimit me 16-vjeçaren në Maliq

    Historia u bë mediatike dhe para kamerave kanë folur dhe të familjarë të autorit të dyshuar, që është në kërkim pasi është arratisur me të marrë vesh se ndaj tij ishte bërë kallëzim. Ai quhet Edison Shema, 43 vjeç.

    Detajet e reja mësohen nga motra e të miturës, e cila tregon se ajo vetë e kishte zbuluar ngjarjen e rëndë në vitin 2021, përmes disa letrave që 43-vjeçari i dërgonte vajzës së mitur. Por ajo nuk kishte folur me mendimin se kjo situatë kishte përfunduar.

    “Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë”, rrëfen 18-vjeçarja, motra e vajzës së mitur që u abuzua nga monstra 43-vjeçar.

    Rasti i rëndë i abuzimit në Maliq, reagon Policia. Po punohet për kapjen e autorit

    Dhe në vijim të dëshmisë, ajo thekson “ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar”..

    Dëshmia e plotë

    “Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur kjo gjë.

    Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”, mendova se është shumë keq gjendja dhe …

    Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

    Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë.”

    Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:

    “Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”.

    “Unë dhe familja ime nuk shitemi për para sepse prandaj kemi zgjedhur të punojmë këtu e para, dhe e dyta, ku ka zë nuk është pa gjë. Personi në fjalë është i martuar, ka 4 fëmijë, një djalë me gruan e parë që ndodhet në Greqi ndërsa me gruan e dytë ka 3 fëmijë. Ky ishte premtimi që i kishte bërë edhe motrës time, “Pasi të mbushësh 18 vjeç do të të marr e do ikim bashkë.”.

    “Të them të vërtetën nuk e di nëse babi e ka çuar ndonjëherë në mend për ata të dy, por ai në syrin tonë nuk shfaqte ndonjë gjë të tillë por kur ishte me motrën i qeshte shumë. Këtë di të them.”

     

    43 vjeç abuzim seksual Edison Sheme korçë Maliq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.