Një ngjarje e rëndë tronditi në Meksikë ku 36-vjeçarja Cindy Elizabeth Hernandez Perez, u gjet pa shenja jete nga policia mëngjesin e të premtes kur ata zbarkuan me forcë në shtëpinë e saj.
E reja e njohur online si ‘La Barbie Regia’ dhe ‘Ana Fabiola’, kishte marrë disa plagë thike dhe u gjet me një jastëk në kokë.
Të afërmit e shqetësuar të bukuroshes meksikane alarmuan vendin kur kuptuan se modelja nuk kishte shkuar të merrte të birin 3 vjeçar nga kopshti.
E reja mësohet se jetonte në qytetin verior meksikan të Monterrey dhe kishte më shumë se 10,200 fansa në profilin e saj të Instagramit e njohur si Ana Fabiola.
Viktima e cilësonte veten si “sipërmarrëse e dashurisë, modele dhe Miss”, si dhe katolike dhe tifoze e klubit vendas Tigres.
Mediat e huaja raportojnë se dyshohet se i dashuri i Cindy vizitonte shpesh shtëpinë e saj në Monterrey por nuk është zbuluar akoma nëse është hetuar apo jo.
Një nga ndjekëset e saj online shkruante: “Nuk e njohja personalisht por vrasja e saj më shokoi”./ TheSun



