Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e shqiptarit Van Koxha në itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se autorët i bënë pritë në rrugë për të larë hesapet dhe më pas e goditën me thikë për vdekje nën shoqërinë e vëllait të tij, i cili nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur lehtë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 22.00, në një nga parqet e komunës së Venecias.
Sipas mediave italiane, akoma nuk janë zbuluar shkaqet se çfarë çoi në vrasjen e shqiptarit.
Midis shqiptarve dhe maqedonasve (autorëve të krimit) arsyet e konfliktit mund të jenë edhe banale, ndonjë përplasje mes bandave që kontrollojnë lojërat me kuti, me të cilat mashtrohen çdo ditë sidomos turistët.
Dy vëllezërit shqiptarë mësohet se arritën në Itali me vizë turistike, ndërsa maqedonasit kishin leje qëndrimi.
Një tjetër detaj që tërheq vëmendjen është fakti se vrasja ka ndodhur në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, në një zonë shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në Polici.
Ndaj edhe kjo pistë, që të jenë konfliktuar për paratë e drogës, mund të jetë një prej shkaqeve të përplasjes.
Për më tepër që 40-vjeçari kishte qenë në “arrest shtëpie” për çështje që lidhen me trafikun e drogës.


