Një aksident i rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë.
Burimet bëjnë me dije se një makinë tip “Ford” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, në qendër të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë kabllot e dritave të automjetit.
Fatmirësisht, shoferi teksa veproi në shpejtësi mori në kontroll situatën dhe ndaloi makinën.
Pasi doli nga makina shoferi mori zjarrëfikësen.
Për pak minuta, shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët pa shkaktuar dëme të tjera.


