Site icon Informohu siç duhet

E rëndë/ I riu që u plagos në Astir ndërroi jetë në spital

E rëndë/ Hoxhallari që u plagos në Astir ndërroi jetë në spital

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Astirit pasditen e sotme mësohet se i riu që u plagos ka ndërruar jetë në spital.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, xhelozi ndaj një femre që rezultoi me vdekjen e të riut, Amaralando Hoxhallarit.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin D. K.

Exit mobile version