Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në zonën e Laprakës, Tiranë ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte.
Për rrjedhojë të ngjarjes, ka ndërruar jetë në vend.
Sakaq policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


