Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 34-vjecar shqiptar në Greqi.
Ngjarja raportohet nga mediat greke të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Aksidenti automobilistik u regjistrua në Rodos të Greqisë rreth orës 04.15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi.
Motori që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjec nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta.
Ai u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes. Hetimet i ka nisur policia e Ialisou.


