Një ngjarje e papritur ka ndodhur një Argjentinë ku papritmas u shemb një hotel 10-katësh i cili la pas disa viktima.
Burimet bëjnë me dije se një burrë ka ndërruar jetë dhe nëntë njerëz kanë humbur gjurmët pas shembjes së pashpjeguar të hotelit.
Autoritet vendase na zbuluan se hoteli ‘Dubrovnik’ në qytetin lindor Villa Gessell, 370 kilometra larg kryeqytetit Buenos Aires u shemb mëngjesin e sotëm.
Viktima mësohet se ishte një i moshuar që banonte në ndërtesën ngjitur me hotelin, teksa familjarët e tij nuk janë gjetur ende.
Shkaqet e shembjes tragjike mbeten të paqarta, por bashkia shtonte në deklaratë se punimet ishin “ndaluar paraprakisht” në gusht për mungesë dokumentacioni.
Kërkimet e shpëtimit dhe hetimi ngjarjes së rëndë vazhdon.


