Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shënkoll të Lezhës.
Një furgon që transportonte nxënës mësohet se ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7 vjeç duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 7 vjeçarja si pasojë e dëmtimeve është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Por është bërë me dije se e mitura po kthehej nga shkolla kur furgoni e ka marrë përpara.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.
Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


