Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një emigrant është gjetur pa shenja jete në një kamion.
Sipas mediave vendase, kamioni ishte i përshtatur me frigorifer në temperatura mjaft të ulëta, ndërsa mësohet se në të ndodheshin dy persona.
Kamioni, bëhet me dije se kishte destinacion final Italinë.
Për rrjedhojë të ngjarjes tragjike në pranga është vënë drejtuesi i mjetit.


