Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Lushnje pasi një e moshuar humbi jetën pak pas injeksionit që bëri në ambulancën e lagjes.
Burimet policore bëjnë me dije se 78-vjeçarja me inicialet M. V., bëri një injeksion në ambulancën e lagjes Savër, e pas saj ka pësuar një reaksion.
Ndonëse u dërgua menjëherë me urgjencë në spital, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, sepse ditën e djeshme, shtetasja M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. 78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Fierit dhe aktualisht po punohet për përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.


