Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku persona të paidenitifikuar kanë dhunuar fizikisht presidentin e Federatës së Futbollit, Muamed Sejdini.
Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në një restorant të quajtur “Ballkanika Rustikana” në Shkupi.
“Duke dalë nga restoranti pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin e tij”.
Shkaqet e ngjarjes mbeten akoma të pazbardhura por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


