Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një burrë ka grushtuar gruan e tij.
Për rrjedhojë të ngjarjes është vënë në pranga autori i krimit i cili është identifikuar me inicialet I. B., 57 vjeç, banues në Qerret Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 57 vjeç, banues në Qerret Durrës, pasi ka goditur me grusht bashkëshorten e tij” njofton policia.


