Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë të Greqisë ku babë e bir janë sulmuar me çekiç nga disa persona të panjohur.
Sipas mediave greke, ngjarja mësohet se ka ndodhur në një rrugë në Heraklion, Kretë.
Babai dhe djali ishin duke hipur në një furgon për të lëvizur në Avenue Menelaus.
Në atë moment është shfaqur një makinë e cila ka ndaluar dhe dy persona kanë zbritur dhe kanë sulmuar babanë dhe djalin.
Njëri nga personat e paidentifikuar ka goditur me çekiç babanë, ndërsa i dyti ka goditur me grusht djalin dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia po heton rastin dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.


