Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Amsterdam ku një 21-vjeçar u ekzekutua brutalisht në sy të një mikeshe të tij.
Kanë qenë dy të rinj ata që dëshmuan skenën e krimit në qytetin Hilversum. Ata po punonin në një klub sportiv aty pranë dhe kur krimi ndodhi, po bënin një pushim për cigare.
Të rinjtë rrëfejnë momentet fatale për gazetën “Telegraaf”.
“Dëgjova katër goditje, pastaj ishte qetësi për një kohë. Më pas dëgjuam edhe tre të shtëna të tjera”, rrëfejnë të rinjtë.
Burimet bëjnë me dije se autori zbriti nga një makinë dhe qëlloi me armë në drejtim të viktimës. Pas gjithë rrëmujës së shkaktuar ai u largua ngadalë. Megjithë tentativat për reanimim, njeriu i qëlluar ka ndërruar jetë në vend nga plagët e rënda.
“Ishte e tmerrshme. Vajza doli me vrap nga makina dhe kërkonte ndihmë. Ajo foli me personin e parë, i cili më pas lajmëroi policinë. Vajza ishte me të vërtetë me fat që nuk u lëndua”, rrëfejnë të rinjtë.
Adoleshentët thanë për Telegraaf se “në fillim menduam se ishte një aksident. Ishte një burrë i shtrirë në tokë dhe një vajzë e mbuluar me baltë dhe me pantallona të grisura. Burri ishte plot me plumba. Një ringjallje ishte e pashpresë, ai vdiq menjëherë.”
Pas ekzekutimit, policia raportoi një arrestim. I dyshuari vjen nga Hilversum, ndërsa mbetet i paqartë motivi i sulmit.


