Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ditën e djeshme, më 8 Mars, në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se një 21-vjeçare është paraqitur në spital për të marrë mjekimin e duhur pasi ajo konsumoi disa medikamente.
Deri më tani nuk ka dalë në pah asnjë detaj i ri.
Sakaq thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
“Më datë 08.03.2025, është paraqitur në spital për mjekim një 21-vjeçare, pasi në banesë dyshohet se ka konsumuar medikamente. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme” njofton policia.


