DURRËS– Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31-vjeçarin Adil Hizdri, i cili plagosi me armë dy ditë më parë 70-vjecarin Fadil Hunda.
Siç u raportua ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi që djali i 70-vjeçarit i kishte autorit. 70-vjeçari u plagos me dy plumba gjatë të shtënave me pistoletë, pas një konflikti verbal për kthimin e borxhit në një lokal në qytetin e Durrësit.
Autori u arrestua menjeherë pas ngjarjes, ndërsa 70-vjeçari u dërgua në spital.


