Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U gjet pa ndjenja në pishinë/ Humb jetën aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    E pazakontë në volejbollin shqiptar, volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, pezullohet dhe i kërkohet ‘test gjinie’

    October 25, 2025

    Volejbolli shqiptar është përballur me një ngjarje të paprecedentë. Nayara Ferreira, volejbollistja 32-vjeçare e Dinamos, është pezulluar përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) pas disa ankesa të ngritura në lidhje me gjininë e saj.

    Sipas burimeve të Panorama Sport, rivalët e Dinamos kanë sinjalizuar federatën, duke bërë që klubi të përballet me kërkesën për kryerjen e një ‘testi të gjinisë’ për brazilianen.

    Situata ka shkaktuar tronditje dhe pakënaqësi te volejbollistja, e cila nuk e ka pritur mirë pezullimin dhe e ka konsideruar këtë diskriminuese. Megjithatë, Nayara dhe klubi janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të ndjekin hapat mjekësorë të nevojshëm për verifikimin e gjinisë.

    FSHV ka bërë me dije se kërkohen teste më të thelluara për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë ndërrim gjinie në të kaluarën të sportistes. Deri në përfundimin e analizave, Nayara Ferreira mbetet e pezulluar, ndërsa palët nuk kanë dhënë asnjë reagim publik.

    Përvojat e Ferreira janë ndërkombëtare: ajo ka luajtur për klube të njohura në Brazil (BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros), Spanjë (Gran Canaria), Çeki (Kravole Pole), Finlandë (LP Vampula), Portugali (Vitoria, Kairos) dhe Arabinë Saudite (Al Ahly, Alula). Këtë sezon, ajo debutoi te Dinamo, ku është përballur me një situatë të paprecedentë që nuk e ka hasur kurrë gjatë karrierës së saj në shtete të tjera.

    Dinamo Nayara Ferreira volejbolli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U gjet pa ndjenja në pishinë/ Humb jetën aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

    April 20, 2026

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    April 20, 2026

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    April 20, 2026

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.