Ibiza, e famshme për ujërat e kristalta dhe jetën e gjallë të natës, po përballet me një emergjencë të pazakontë ekologjike që po tremb turistët dhe po ndryshon fytyrën e ishullit. Turistët raportojnë pamje të shumta të gjarpërinjve gjigantë deri në 1.8 metra të gjatë që notojnë në ujërat pranë bregdetit, duke i detyruar shumë prej tyre të shmangin notin dhe disa madje të anulojnë pushimet e planifikuara.
Pas këtij fenomeni qëndron një krizë më e thellë ekologjike, shkaktuar nga pushtimi i gjarprit të barit, Hemorrhois hippocrepis, një specie e zakonshme në Spanjën kontinentale dhe Afrikën e Veriut. Ky gjarpër mbërriti në Ibiza në fillim të viteve 2000 i transportuar pa dashje me rrënjët e pemëve zbukuruese të ullirit të importuara nga gadishulli. Në mungesë të grabitqarëve natyrorë dhe me një burim të bollshëm ushqimi si hardhucat vendase Podarcis pityusensis, gjarpërinjtë janë shumuar me shpejtësi duke e kthyer fillimisht këtë fenomen në një problem të kufizuar që më pas doli jashtë kontrollit.
Ajo që dikur dukej e pamundur, tani është bërë realitet. Gjarpërinjtë e barit janë adaptuar për të notuar dhe po kolonizojnë zona të reja detare nga brigjet e Portinatx deri tek ishujt Espartar. Përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e jetës së egër shprehen të habitur nga aftësitë e tyre të notit dhe shtrirja e këtij pushtimi.
Përveç numrit të shtuar, ata po bëhen edhe më të mëdhenj. Në vitin 2013 u kap një ekzemplar me gjatësi 1.83 metra ndërsa mesatarja e zakonshme e kësaj specie në habitatin e saj natyror është vetëm 89 centimetra. Shkencëtarët këtë fenomen të gjigantizmit ia atribuojnë mungesës së grabitqarëve dhe furnizimit të bollshëm me ushqim, duke çuar kështu në ekzemplarë më të mëdhenj, më shumë vezë dhe një rritje të pandalshme të popullsisë.
@la.repubblica Ibiza, famosa per le sue acque cristalline e le feste estive, è oggi al centro di un’emergenza ecologica. Sempre più turisti si dicono "troppo terrorizzati per nuotare" dopo numerosi avvistamenti di enormi serpenti – lunghi fino a 1,8 metri – che nuotano nelle acque delle sue coste. Ma dietro questi episodi si nasconde una crisi più profonda: l’invasione del biacco, un serpente originario della Spagna continentale e del Nord Africa, che sta cambiando per sempre il volto dell’isola. Quello che era iniziato con sporadici avvistamenti è diventato un fenomeno fuori controllo. E ora, stanno anche nuotando. “Vederli in mare è stato uno shock. Non ci saremmo mai aspettati che diventassero nuotatori così abili”, spiega Víctor Colomar, coordinatore del Consorzio per la Protezione della Fauna Selvatica delle Isole Baleari. L’articolo di Ivo Albertucci su Repubblica #biacco #serprenti #Ibiza ♬ suono originale – la.repubblica


